Regjim i posaçëm i komunikacionit do të zbatohet sot në qendër të Shkupit për shkak të marshit protestues, në organizim të shoqatave të qytetarëve – koalicioni “Ndryshojmë”.
Siç paralajmëroi Ministria e Punëve të Brendshme, protesta do të fillojë në orën 18:00 para Qeverisë, e më pas do të vazhdojë deri te Kuvendi. Për atë arsye, Sektori për siguri në komunikacionin rrugor do të ndërmarrë masa për regjim të posaçëm të komunikacionit, përkatësisht prej orës 14:30 deri në përfundim të ngjarjes, e mbyllur për komunikacion do të jetë rruga “11 Tetori”, ndërsa gjatë lëvizjes masa për regjim të posaçëm të komunikacionit do të ndërmerren edhe në bulevardin “Ilinden”, në të djathtë përgjatë bulevardit “VMRO” dhe në të majtë përgjatë rrugës “Dimitrie Çupovski”, me ç’rast komunikacioni do të kahëzohet nëpër rrugët përreth.
Nga MPB u bëjnë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion t’i respektojnë urdhrat që do t’i japin nëpunësit policorë dhe t’i respektojnë rregullat e komunikacionit, si dhe rregullativën rrugore për regjimin e ndryshuar të komunikacionit me qëllim të zhvillimit të sigurt dhe pa pengesa të komunikacionit.
The post Regjim i posaçëm i komunikacionit në Shkup appeared first on Telegrafi.