Refuzohen kallëzimet penale ndaj Xhaferit dhe deputetëve të cilët u paraqitën në Kuvend duke qenë pozitiv me COVID-19

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Prokuroria Themelore Publike i ka hedhur poshtë kallëzimet penale të OBRM-PDUKM-së dhe “Të Majtës”, kundër kryetarit të Kuvendit Talat Xhaferi, dhe deputetëve Bisera Kostadinovska dhe Mirosllav Bogdanovski, të cilit ishin pozitiv për COVID-19, por u paraqitën në Kuvend për të siguruar shumicë, për miratimin e ligjeve ekonomike anti-krizë.

Prokuroria gjithashtu ka hedhur poshtë kallëzimin ndaj Kuvendit të RMV-së si person juridik për veprat penale – shpërndarje të sëmundjes infektive, mosveprim sipas protokolleve shëndetësore gjatë pandemisë dhe vepër të rëndë kundër shëndetit të njerëzve. Nga PTHP thonë se kallëzimet janë refuzuar pasi ekzistojnë rrethana tjera, që e përjashtojnë ndjekjen penale, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga PTHP gjithashtu theksojnë se vendimi është dorëzuar edhe tek kallëzuesit, të cilët sipas nenit 288, paragrafi 2, të Ligjit për procedurë penale, kanë të drejtë ankese në afat prej tetë ditëve, në Prokurorinë e Lartë të Shkupit./Telegrafi/

The post Refuzohen kallëzimet penale ndaj Xhaferit dhe deputetëve të cilët u paraqitën në Kuvend duke qenë pozitiv me COVID-19 appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy