Refuzohen iniciativat për vlerësimin e kushtetutshmërisë së ndryshimeve në Ligjin për gjykatat dhe Ligjin për SPI-në

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Gjykata Kushtetuese hodhi poshtë iniciativat për vlerësimin e kushtetutshmërisë së ndryshimeve në Ligjin për Gjykatat dhe Ligjin për Sigurimin Pensional dhe Invalidor.

Në seancën e sotme, Gjykata Kushtetuese nuk ka iniciuar procedurë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së nenit 42 paragrafi 2 në pjesën “dhe jo më të vjetër se 60 vjet” të Ligjit për ndryshimin e Ligjit për Gjykatat, thonë nga shërbimi i shtypit të Gjykatës Kushtetetuese. Gjykata, njoftojnë nga AIM.

Ata njoftojnë gjithashtu se është refuzuar iniciativa për vlerësimin e kushtetutshmërisë së neneve 115, 116 dhe 117 të Ligjit për sigurimin pensional dhe invalidor, me të cilët rregullohet Fondi i Solidaritetit – ndihma pas vdekjes dhe anëtarësimi.

Në të njëjtën kohë, në seancën e sotme nuk është iniciuar asnjë procedurë për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së Marrëveshjes Kolektive të MPB-së, e cila u kundërshtua nga Sindikata e Policisë në Maqedoni – Veles.

Advertisement

The post Refuzohen iniciativat për vlerësimin e kushtetutshmërisë së ndryshimeve në Ligjin për gjykatat dhe Ligjin për SPI-në appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy