Refuzohen 10 amendamente për propozim buxhetin 2025 në RMV

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në pjesën e paradites të amendamentit të sotëm për Propozim-buxhetin për vitin 2025, 10 amendamente nga deputetët e LSDM-së dhe “Të Majtës” nuk janë pranuar. Ministria e Financave nuk ka pranuar gjashtë amendamente të LSDM-së dhe katër amendamente nga “E Majta”.

Me amendamentet e LSDM-së u kërkua të ndahen mjete për subvencionimin e sistemeve fotovoltaike për kulmet e amvisërive, për subvencione për kompanitë e transportit që do të zëvendësojnë veturat me vetura elektrike, për ndërtimin e HEC Gradecit dhe për ndërtimin e rrjetit të gazsjellësit në Kavadar.

Me amendamentet e dorëzuara, deputetët “E majtës” kërkuan që mjetet e Ministrisë së Mbrojtjes të destinuara për NATO-n dhe nga Ministria e Transportit për projektin “Bechtel dhe Enka” të drejtohen për ndërtimin e Çebrenit dhe Galishtes, si dhe të ndahen fonde për rindërtimin dhe zgjerimin e sistemit kolektor të liqenit të Ohrit dhe për monitorimin dhe kontrollin e liqenit të Dojranit./Telegrafi/

The post Refuzohen 10 amendamente për propozim buxhetin 2025 në RMV appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy