
Ish-ambasadori i SHBA-ve në Maqedoni, Philip Reeker ka komentuar vizitat e kryeministri Hristijan Mickoski në Uashington dhe mundësinë e investimeve amerikan në vendin tonë.
Reeker për “Zërin e Amerikës” thotë se Maqedonia e Veriut nuk ka pasur mik më të mirë se SHBA-të në skenën ndërkombëtare.
“Maqedonia e Veriut nuk ka pasur mik më të mirë se Shtetet e Bashkuara në skenën ndërkombëtare. Ne kemi qenë të angazhuar në të kaluarën dhe do të jemi në të ardhmen e Maqedonisë së Veriut, më e rëndësishmja, përmes shumë administratave.
Mendoj se është e mrekullueshme të shohësh se kryeministri Mickoski, në një periudhë relativisht të shkurtër kohore që kur ai dhe qeveria e tij morën pushtetin, ka krijuar marrëdhënie kaq të mira dhe solide me Shtetet e Bashkuara, duke përfshirë, natyrisht, edhe administratën e saj në Uashington”, tha Reeker./Telegrafi/
The post Reeker: Maqedonia e Veriut nuk ka pasur mik më të mirë se SHBA-të në skenën ndërkombëtare appeared first on Telegrafi.