Transplantimi i parë i zemrës që është kryer mbrëmë në Klinikën për Kirurgji Kardiake Shtetërore është i suksesshëm, njoftoi në Facebook ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.
“Transplantimi ishte i suksesshëm! Ky është një sukses i madh për shëndetësinë në Maqedoni. Urime për të gjithë kolegët”, ka shkruar Filipçe.
Transplantimi i parë i zemrës kadaverike, pra një transplantim nga një donator i vdekur , është realizuar nga një ekip prej tre kardiokirurgëve dhe një anesteziologu. Pjesë e ekipit nën drejtimin e prof. Dr. Sashko Jovev, janë edhe Dr. Zhan Mitrev , Dr. Aleksandar Nikoliç dhe anesteziolog Dr. Maja Mojsova.
Advertisement