Reagon EVN: Dënojmë çdo formë të dhunës dhe vandalizmit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Reagon EVN: Dënojmë çdo formë të dhunës dhe vandalizmit

EVN Maqedoni ka reaguar në lidhje me incidentet e mbrëmshme, ku dy makina të tyre janë djegur në Tetovë.

Nga EVN thonë se e dënojnë çdo formë të dhunës dhe vandalizmit dhe nuk e dinë pse protestat janë drejtuar drejt tyre, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Dënojmë çdo formë të dhunës dhe vandalizmit. Edhe përkundër faktit që kryesi i veprës është arrestuar, EVN ndërmori masa për mbrojtje të punonjësve të saj dhe pronës. Kemi mirëkuptim për protesta paqësore, edhe pse nuk e dimë pse të njëjtat janë të drejtuara kundër nesh”, thuhet në reagim.

Lexo po ashtu:

Advertisement

Digjen dy vetura të EVN-së në Tetovë

Ndryshe, mbrëmë në qytetin e Tetovës në dy lokacione të ndryshme janë djegur dy vetura të EVN-së, ndërsa gjatë ditës së sotme është arrestuar një person, i cili sipas policisë është përgjegjës për aktet e djegies./Telegrafi/

Advertisement
Lexo po ashtu:

Arrestohet një person për djegien e veturave të EVN-së në Tetovë
Arrestohet një person për djegien e veturave të EVN-së në Tetovë

The post Reagon EVN: Dënojmë çdo formë të dhunës dhe vandalizmit appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy