Partia e gjelbër RDM nëpërmjet një njoftimi uroi qytetarët të cilët kontribuuan që zgjedhjet të mbahen në atmosferë demokratike dhe fer, me respektim të protokolleve dhe masave për mbrojtje nga Covid-19.

“RDM shprehet e shqetësuar për sulmin kibernetik ndaj KSHZ-së dhe kërkon nga institucionet të kryejnë hetim dhe në mënyrë të detajuar ta njoftojnë opinionin”, thuhet në njoftim, njofton Telegrafi Maqedoni.

Nga kjo parti edhe një herë shprehën kërkesën për modelin zgjedhor, me një njësi zgjedhore, lista të hapura dhe 50% e listës të jenë gra.

“Këto ndryshime të Kodit Zgjedhor, duke vendosur edhe rekomandimet e OSBE-ODIHR, për RDM do të jenë prioritet në Kuvend. Në periudhën e ardhshme do t’u përkushtohemi realizimit të planit të gjelbër pas coronës, për zhvillimin e ekonomisë së gjelbër, drejtësi sociale dhe mundësi të barabartë për secilin”, thuhet në njoftim./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post RDM: Do të kërkojmë ndryshimin e modelit zgjedhor, me një njësi zgjedhore dhe lista të hapura appeared first on Telegrafi.