Gjykata Apelit në Gostivar gjatë ditës së premte ka kthyer në rigjykim rastin e Spitalit modular në Tetovë.

“TV21” njofton se gjatë ditës së premte lënda ka arritur në gjykatën e Tetovës, por rigjykimi i rastit ende nuk dihet se kur do të fillojë. Ne gjatë ditës së sotme kontaktuam me familjarët e personave të cilët humbën jetën në këtë rast tragjik. Ata shpresojnë se rasti do të zgjerohet dhe në bankën e të akuzuarve do të ulen përgjegjësit për djegien e spitalit.

“Kam theksuar se ka edhe njerëz që nuk janë në bankën e të akuzuarve, po në këtë rast rigjykimin qëe bën apeli i Gostivarit mendoj se do të ketë drejtësi. Unë si Mumin, në seancën e Tetovës e kamë theksuar, ku është ministri i shëndetësisë, zv/ministri, ku është firma e ndërtimit Bako!? Ku është firma që e ka pas tenderin e rrymës që e ka vendos. Doli deklarata ose ekspertiza e Gjermanisë se nga kablloja vazhdues. Unë e kam thënë edhe në deklarata se nuk ka qenë rryma, kablloja vazhduese, defibilratori i zemrës, nuk ka qenë në kabllo vazhduese, por si të them në shteker (priza)”, pohoi Mumin Ismaili – familjar.

“E pritëm shumë mirë se duam që të zbardhet rasti dhe të shohim cila është e vërteta. Besojmë se tash mund të ketë drejtësi. Kompania dhe spitali duhet të ketë përgjegjësi, se jo vetëm e ndërtojnë edhe të fusin njerëz brenda”, u shpreh Qanie Selmani – familjare.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

11 muaj më parë, me 1 vit e 6 muaj burg me kusht u dënuan ish drejtori mjekësor i Spitalit të Tetovës – Florin Besimi dhe ish drejtori ekonomik – Artan Etemi, kjo domethënë se ata nuk do të burgosen nëse për 3 vjet nuk kryejnë vepër të re penale. Mjeku përgjegjës për qendrën e Kovidit – Boban Vuçevski u lirua nga akuza. Ndërkaq, Spitali i Tetovës mori dënim prej 1 milion denarësh. Të akuzuarit nuk janë akuzar për shkaqet e zjarrit por për krime të rënda kundër sigurisë së përgjithshme.

Zjarri i tmerrshëm që e bëri hi spitalin modular në Tetovë me 8 shtator të vitit 2021, mori me vete 14 jetë të pacientëve të trajtuar nga Covid-19, por edhe të anëtarëve të familjeve që ndodheshin brenda. 14 persona u shpëtuan përpara se objekti të digjej plotësisht.

 

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

The post Rasti për spitalin modular në Tetovë kthehet në rigjykim, familjarët shpresojnë të zbardhet e vërteta appeared first on Telegrafi.