Rasti “Monstra”, paraburgim për Agim Ismailloviqin dhe Fejzi Azirin

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Gjykata e ka pranuar kërkesën e prokurores së lëndës “Monstra”, Fatime Fetai, që t’i caktojë masën e paraburgimit Agim Ismailloviqit dhe Fejzi Azirit.

Kjo kërkesë nga ana e prokurores u bë gjatë ditës së sotme nën preteksin se ka rrezik nga arratijsa e tyre.

“Të akuzuarit Fejzi Aziri i është caktuar paraburgim prej 30 ditëve dhe i njëjti është dorëzuar në Burgun Hetues në Shkup ku gjendet i akuzuari, derisa për Agim Ismailloviqin është caktuar masë paraburgimi nga gjetja gjegjësisht privimi nga liria dhe është dorëzuar në MPB”, informojnë nga gjykata.

Pas këtij qëndrimi të gjykatësit, Agim Ismailoviq u largua, edhe pse prokuroria këmbëngulte ai të qëndrojë në gjykatë. Tani, policia është në kërkim të tij. Përveç tij edhe Fejzi Azirit të akuzuar në këtë rast janë edhe Haki Aziri dhe Sami Luta. Në Kosovë gjenden të akuzuarit e parë Alil Demiri dhe Afrim Ismailoviq për të cilët ende pritet të ekstradohen në vend./Telegrafi/

Advertisement

 

The post Rasti “Monstra”, paraburgim për Agim Ismailloviqin dhe Fejzi Azirin appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy