Bojan Jovanovski, i akuzuari i parë në rastin “Lidhja Ndërkombëtare” dhe ish-nënkryetarja e Kuvendit, Frosina Remenski, në seancën e sotme kërkuan largimin e prokurores Vilma Ruskoska nga rasti.

Në gjyqin e sotëm, në vend që të paraqiste prova, “Boki 13” përsëri kërkoi largimin e Ruskovskës. Remenski gjithashtu iu bashkua kësaj kërkese.

Kjo kërkesë pason pasi gjykata lejoi Jovanovskin të merrte si provë të dhënat nga telefoni i tij celular, diçka që ai e kërkoi në rastin e mëparshëm “Haraçi” ku ishte dënuar në mënyrë të paligjshme.

Jovanovski tha se ai ka komunikime në celularin e tij nga aplikacione të ndryshme të cilat tregojnë se Ruskovska veproi e njëanshme.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Jovanovski thotë se ai kishte mesazhe në të cilat Ruskovska përdorte fjalë fyese për ish-prokuroren speciale Katica Janeva./Telegrafi/

The post Rasti “Lidhja Ndërkombëtare”: Jovanovski dhe Remenski kërkojnë largimin Ruskovskës appeared first on Telegrafi.