Gjykimi i organizatorëve të ngjarjeve të 27 Prillit në Parlament vazhdon më 26 gusht, pasi gjatë ditës së sotme mbrojtja filloi të paraqesë prova materiale.

Ish-kryetari i Parlamentit Trajko Valjanovski lexoi disa procesverbale të komisioneve parlamentare, mbledhjeve koordinuese dhe disa zgjatje të seancës konstituive të Kuvendit, të cilët i prezantoi si prova materiale, duke sqaruar se ai ka bërë përpjekje për të zgjatur seancën konstitutive dhe për të zgjedhur kryetar, por se nuk u siguruan rrethanat për këtë.

Mbrojtja e Veljanovskit ka thirrur rreth 50 dëshmitarë, deputetë që duhet të dëgjohen në disa nga seancat e ardhshme. Të pandehurit në këtë rast janë ish-kryetari i Kuvendit, Trajko Veljanoski, ish-ministrat Mile Janakievski dhe Spiro Ristovski, si dhe ish drejtori i DSK-së, Vlladimir Atanasovski. Ata akuzohen për veprën penale “rrezikim terrorist të rendit kushtetues dhe sigurisë.

The post Rasti “27 prilli”, seanca e ardhshme më 26 gusht appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";