Një rast tragjik është regjistruar në Mavrovë, në të cilën ka humbur jetën një i mitur.

Sipas informacioneve nga SPB Tetovë, dje në orën 18:00 në Policinë e Mavrovës, 55-vjeçari D.Gj. ka raportuar se djali i saj i mitur ka mbetur i lënduar dhe ka ndërruar jetë pasi i ka rënë një bojler në shtëpi.

“Me datë 27.06.2024 në ora 18:00 në Policinë e Mavrovës D.Gj. (55) ka raportuar se djali i saj i mitur është lënduar dhe ka ndërruar jetë pasi mbi të ka rënë një bojler në shtëpinë në zonën e Mavrovës.

Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik, ndërsa ekipi i Policisë rajonale të Gostivarit ka bërë kontroll në vendin e ngjarjes”, thuhet në njoftim./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Rast tragjik në Mavrovë, humb jetën një i mitur appeared first on Telegrafi.