Në rrjetin social në “Facebook” me emrin “Stop pedofilia” janë publikuar biseda të një personi i moshës madhore me një 15 vjeçare.

Rasti kishte reagime të shumta, ndërsa Ministria e Punëve të Brendshme punon në këtë rast.

Sipas fotografive të publikuara, i moshuari vajzës 15 vjeçare i dërgon mesazhe shqetësuese duke përfshirë këtu edhe kidnapimin dhe përdhunimin.

“Ta bëjmë të famshëm njeriun i cili shkruan gjëra të pista ndaj 15 vjeçareve dhe kërcënon se do t’i kidnapojë dhe përdhunojë”, thuhet në përshkrimin e faqes “Stop pedofilia”./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Rast pedofilie në Maqedoni, publikohen fotografitë e mesazheve appeared first on Telegrafi.