Rashidi: Do t’i përdorim të gjitha mundësitë për Ligjin për Shtetësi

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët Syrija Rashidi, sot në konferencë për shtyp, tha se opozita do të përdorë të gjitha mundësit për të miratuar Ligjin për Shtetësi.

Ai i ftoi të gjitha partitë politike në Kuvend, që të heqin dorë nga bllokada e këtij ligji dhe të njëjtin ta miratojnë në komisionin amë dhe t’i hapin rrugë që ai të kalojë në Kuvend.

“Jemi të gatshëm që t’i shfrytëzojmë të gjitha mundësitë tjera, alternativat tjera të cilat i parasheh edhe rregullorja e Kuvendit për të kaluar një Ligj të tillë”, tha Rashidi.

Ai theksoi se njëra nga mundësitë është edhe që Ligji të dorëzohet me flamur evropian./Telegrafi/

Advertisement

 

The post Rashidi: Do t’i përdorim të gjitha mundësitë për Ligjin për Shtetësi appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy