Raportohet për dy të vdekur në Shkup

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Siç njoftojnë nga “a1on“, dy persona kanë mbetur të vrarë sot në orët e hershme të mëngjesit në lagjen Fushë Topanë në Shkup. E gjithë lagjja momentalisht është e mbyllur nga ekipet e policisë, ndërsa në vendngjarje ka dalë edhe prokurori për të këqyrë vendin e ngjarjes.

Sipas informacioneve të para jozyrtare, ngjarja ka ndodhur në orën 3 të mëngjesit kur sulmuesit kanë dalë nga vetura dhe me pistoletë dhe me pushkë automatike kanë gjuajtur ndaj dy personave që kanë qenë të parkuar në automjet.

Në vendngjarje ka ekipe policore ndërsa rreth orës 5 të mëngjesit ka arritur edhe prokurori publik. Ende nuk dihen arsyet dhe motivi për vrasjen e dy personave, ndërsa identiteti i sulmuesve është i panjohur.

Më shumë informacione pritet të ketë gjatë ditës së sotme./Telegrafi/

Advertisement

The post Raportohet për dy të vdekur në Shkup appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy