Ekipet policore po sigurojnë zonën e fshatit Bujkovci, ku dëshmitarët okularë thonë se kanë parë një aeroplan të bardhë duke lëvizur shumë poshtë mbi fusha dhe supozojnë se avioni ishte rrëzuar.

Gazetarëve që ndodhen atje nuk u është lejuar hyrja në atë vend, ndërsa policia është duke kryer inspektimin.

Sipas TV Telma, bëhet fjalë për një avion që nuk është i regjistruar në Agjencinë për Aviacion Civil dhe Ajror, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas informacioneve fillestare, banorët pretenduan se bëhej fjalë për një dron.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në momentin e raportimit të incidentit, sipas Telma-s, nuk ka pasur të raportuar avion në ajër në të gjithë Maqedoninë. Gjithashtu nuk kishte informacione për dronë të raportuar.

Të gjithë avionët e linjave ajrore të rregullta u ulën në aeroportin e Shkupit pa asnjë problem, thonë nga AAC për Telma. Për shkak të rinovimit të pistës, shumica e uljeve bëhen në orët e vona të pasdites dhe natës.

Lajmin për gjoja rrëzimin e aeroplanit e kanë raportuar banorët vendas të fshatit Bujkovc, ndërsa raportin e kanë dërguar në MPB, ndërsa denoncime të ngjashme janë bërë edhe në Agjencinë e Aviacionit Civil.

Burime nga Ministria e Brendshme konfirmuan se pas denoncimit përfaqësuesit e tyre kanë vepruar dhe kanë kontrolluar zonën por nuk kanë gjetur asgjë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Për shkak të reshjeve të shiut, reve dhe natës nuk mund të kontrollohet terreni me helikopterë.

Pas një kontrolli dy orësh, policia u tërhoq nga vendi i bllokimit. Deri më tani nuk ka njoftim zyrtar se çfarë është zbuluar dhe për çfarë bëhet fjalë./Telegrafi/

The post Raportohet për avion të dyshimtë që është rrëzuar afër Aeroportit të Shkupit, policia në terren appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";