Instituti për Shëndet Publik në RMV e ka publikuar raportin javor për gjendjen me coronavirusin.

Sipas raportit, në periudhën 15 deri 21 mars janë bërë 24.517 testime për coronavirus, ndërsa prej tyre raste pozitive kanë qenë 6.899, që është për 26.4% më shumë në krahasim me javën e kaluar, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Shumica e rasteve të regjistruara janë nga Shkupi (n=3,441; 49,9%), ndërsa incidenca më e lartë javore prej 899.1/100,000 u regjistrua në Negotinë (së bashku me Demir Kapija). Përqindja e pozitivitetit varion nga 23.4 në 32.3%, mesatarisht 27.9%, ose 3% më shumë krahasuar me javën e kaluar”.

“Personat e infektuar janë nga të gjitha. Grupmosha më e prekur është mbi 60 vjeç (n= 1,772, 25,7%). Një numër i madh i pacientëve është regjistruar në grupmoshat 30-39 (n=1,303; 18,9%), 40-49 (n = 1,272; 18,4%), 50-59 (n = 1,210; 17, 5%) dhe 20-29 (n = 864; 12.5%)”, thuhet në raportin e ISHP.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kurse pas dy testimeve negative, si pacientë të shëruar janë regjistruar 3.343 pacientë, të cilët kanë qenë të hospitalizuar ose në kurim shtëpiak.

Gjithashtu në periudhën e theksuar janë regjistruar edhe 158 pacientë të vdekur, të cilët kanë qenë pozitiv me COVID-19.

Raportin e detajuar të ISHP, mund ta gjeni edhe në web-faqen e tyre./Telegarfi/

The post Raporti javor: Vazhdon rritja e rasteve të reja me COVID-19 në Maqedoni appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";