Sipas raportit të përjavshëm të Institutit të Shëndetit Publik për periudhën nga 31 maj – 6 qershor 2021, gjithsej janë bërë 19,672 testime për praninë e SARS-CoV-2, që është rritje për 9.1% krahasuar me javën e kaluar.

Nga MSH thonë se në javën e fundit, janë regjistruar 155 raste të reja pozitive në 21 qytete të vendit, që është rënie prej 29.5% krahasuar me javën e kaluar, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Shumica e rasteve të regjistruara janë në Shkup (n = 65; 41.9%), me një incidencë javore – 10.5/100,000. Incidenca më e lartë javore është regjistruar në Demir Hisar. Përqindja e pozitivitetit varion nga 0.1% në 1.4%, mesatarisht 0.7%.”

“Personat e infektuar janë në të gjitha grupmoshat. Grupmosha më e zakonshme është mbi 60 vjeç, ndërsa numri më i ulët është regjistruar tek fëmijët nga 0-9 vjeç”, thuhet në njoftimin e MSH-së.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në periudhën e përmendur, si persona të shëruar janë regjistruar 465 persona, që paraqet rënie prej 30.8% krahasuar me javën e kaluar.

Kurse janë regjistruar edhe 13 raste të vdekjeve në 6 qytete, që është 45.8% më pak se javën e kaluar. Për sa i përket moshës së personave të vdekur me COVID-19, nëntë prej tyre kanë qenë mbi 60 vjeç, tre persona të moshës 50-59 vjeç dhe një person i moshës 40-49 vjeç./Telegrafi/

The post Raporti javor: Ulje prej 29.5% të rasteve të reja me COVID-19 në Maqedoni appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";