Raporti javor: Ulet numri i rasteve të reja, rritet numri i të shëruarve nga coronavirusi në Maqedoni

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se Instituti për Shëndet Publik e ka publikuar raportin javor për gjendjen me coronavirusin në vend.

Sipas raportit të ISHP-së për periudhën 11-17 janar, janë bërë 14.111 testime për SARS-CoV-2, ndërsa 2.397 raste kanë rezultuar pozitiv.

Rastet e reja në këtë periudhë janë regjistruar në 34 qytete, që është më pak për 3.0% në krahasim me javën paraprake.

Përqindja e rasteve pozitive nga të testuarit është mesatarisht 16%, që është më pak për 3% në krahasim me javën e kaluar.

Advertisement

ISHP në periudhën 11-17 janar ka regjistruar 5.785 pacientë të shëruar, që është për 29.7% më shumë se në javën e kaluar.

Ndërsa janë regjistruar 79 vdekje, që gjithashtu është më shumë për 6.8% në krahasim me javën e kaluar./Telegrafi/

The post Raporti javor: Ulet numri i rasteve të reja, rritet numri i të shëruarve nga coronavirusi në Maqedoni appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy