Raporti javor: Rritet numri i rasteve të reja, ulet numri i vdekjeve në Maqedoni

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se Instituti për Shëndet Publik e ka publikuar raportin javor për gjendjen me coronavirusin, për periudhën 25 deri 31 janar 2021.

Siç thonë nga MSH, në këtë periudhë gjithsej janë bërë 13.742 testime për coronavirus, që është 24.5% më shumë në krahasim me javën paraprake.

“Në periudhën e theksuar janë regjistruar 2.036 raste pozitive nga 33 qytete, që është 17.9% në krahasim me javën paraprake. Numri më i madh janë nga Shkupi. Kurse përqindja e rasteve pozitive ka lëvizur prej 9 deri 18%, ose mesatarisht 14%, njëjtë sikur javën e kaluar”, thuhet në raport.

Më tej shtohet se si persona të shëruar pas dy testeve negative, për një javë janë regjistruar 2.977, që është 41.4% më pak në krahasim me javën paraprake.

Advertisement

Ndërsa janë shënuar edhe 64 raste të vdekjeve në 18 qytete, që është 7.2% më pak në krahasim me javën e kaluar./Telegrafi/

The post Raporti javor: Rritet numri i rasteve të reja, ulet numri i vdekjeve në Maqedoni appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy