Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se sipas raportit të Institutit për Shëndet Publik për periudhën 7 deri 13 shtator, janë bërë gjithsej 8.353 testime për coronavirus, ose 14.2 përqind më pak në krahasim me javën e kaluar.

Në periudhën 7-13 shtator janë regjistruar 705 raste pozitive, në gjithsej 33 qytete, që paraqet ulje prej 10.8 përqind në krahasim me javën e kaluar, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Përqindja e rasteve pozitive nga të testuarit është 8.4 përqind ose 0.3 më pak në krahasim me javën e kaluar.

Rastet e reja janë të të gjitha moshave. Ndërsa mosha më e prekur janë ata mbi 60 vjeç (n=173, 22,0%).

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Numër i madh i të prekurve është regjistruar edhe tek fëmijët e moshës 0-9 (n=19; 2,7%) dhe 10-19 vjeç (n=36; 5,1%).

Në periudhën 7-13 shtator, janë shëruar 709 persona të cilët kanë qenë të shtruar në spital ose në kurim shtëpiak./Telegrafi/

The post Raporti javor për COVID-19: Ulje e rasteve të reja dhe personave të shtruar në spital appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";