Raporti i KE-së për Maqedoninë: Progres i kufizuar në mjedisin jetësor dhe ndryshimet klimatike

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në raportin e Komisionit Evropian për progresin e vendit sipas kapitullit 27: Mjedisi dhe ndryshimet klimatike, vërehet se përballet me sfida të mëdha në respektimin e direktivave të BE-së. Mungesa e personelit të specializuar dhe kapacitetet e dobëta institucionale dëmtojnë kontrollin e cilësisë dhe ekzekutimin e duhur të vlerësimit të ndikimit në mjedis. Megjithëse janë bërë disa hapa përpara, nevojiten reforma dhe përmirësime të rëndësishme në sektorë të ndryshëm, duke përfshirë menaxhimin e mbetjeve, cilësinë e ajrit, mbrojtjen e natyrës dhe ndryshimet klimatike.

Në pjesën e mjedisit jetësor, Raporti tregon se Maqedonia e Veriut nuk është plotësisht në përputhje me Direktivat për vlerësimin e ndikimit në mjedis, gjë që ndikon negativisht në të gjithë sektorët e tjerë. Mungesa e personelit të specializuar dhe kapacitetet e dobëta institucionale dëmtojnë kontrollin e cilësisë dhe ekzekutimin e duhur të vlerësimit të ndikimit në mjedis. Kjo, thonë ata, çon në miratimin e projekteve të infrastrukturës pa një shqyrtim të plotë të ndikimit në mjedis.

“Që nga miratimi i Ligjit për Inspektimin në prill të vitit 2022, nuk ka filluar asnjë proces reformash për një sistem më efikas të zbatimit të legjislacionit mjedisor. Maqedonia duhet të sigurojë krijimin e një strukture institucionale që do të sigurojë planifikim të koordinuar dhe strategjik për investimet në mjedis, si dhe cilësinë e përgatitjes dhe realizimit të investimeve në infrastrukturë, duke përfshirë transparencën e procedurave, pajtueshmërinë me rregulloret e BE-së dhe elemente të tjera të ligji horizontal, thuhet në Raport.

Shtohet se edhe direktivat e BE-së për përgjegjësinë mjedisore dhe krimin mjedisor nuk janë plotësisht të harmonizuara dhe theksohet se Maqedonia duhet të sigurojë që monitorimi i mjedisit t’i përmbush standardet e BE-së.

Advertisement

Progres i kufizuar në cilësinë e ajrit, menaxhimin e mbeturinave dhe ujërave, si dhe mbrojtjen e natyrës

Shumë progres i kufizuar, Rapoirti shënon edhe në lidhje me cilësinë e ajrit. Sistemi ekzistues për monitorim dhe strukturat të angazhuara për gru mbullimin dhe përpunimin e të dhënave kërkojnë përforcim. Nga KE-ja thonë se rrjeti automatik për përcjellje është mirëmbajtur, por kapacitetet janë ekstrem të ulëta, ndërsa procesi i definimit të zonave dhe aglomeracionet duhet të përfundojë.

Në periudhën raportuese theksojnë se është zhvilluar harta për ekonomi qarkulluese dhe është përgatitur stratergji e re për menaxhim me mbeturinat. Megjithatë, implementimi mbetet sfidë e rëndësishme, me ndarjen dhe reciklimin e mbeturinave komunale në nivel joadekuat. Avancojnë aktivitetet për sanimin e Industrisë organike kimike Shkup (OHIS).

Korniza juridike dhe politike olr menaxhim të integruar me ujpërat, konform KE-së, është në vend, por nuk është shënuar progres. Nevojitet përshpejtim i progresit drejt përballjes me ndotjen e burimeve dhe përmirësim i monitorimit të cilësisë dhe sasisë së ujërave.

Advertisement

“Vendi duhet ta përforcojë sistemin për inspektim dhe sanksiuone dhe ta përforcojë modelin e financimit të sektorit, duke ndërtuar mbi parimet e ndotësit paguan edhe kompensim të plotë të shpenzimeve”, qëndorn në Raport.

Në pjesën e mbrojtjes së natyrës, theksohet se Maqedonbia duhet të miratojë ligj të ri për natyrën dhe të vazhdojë me aktiviete për identifikimin e Natura 2000 lokacione potenciale. mungesa e financimit të qëndrueshëm dhe kapacitetin administrativ është këtu dhe mbetet sfidë e rëndësishme, edhe pse për herë të patë janë ndarë mjete nga buxheti nacional për mbështetje të menaxhimit me katër parqe kombëtare.

Është theksuar progres i caktuar me rishikim të Strategjisë për zhvillim të qëndrueshëm të pyjeve dhe zhvillim të inventarit nacional të pyjeve. Megjithatë, pa miratim përfundimar të legjislacionit dhe zbatimit të tij, thonë nga KE-ja se reformat e nevojshme nuk do të arrihen.

Ndryshimet klimatike të kushtëzuara nga mungesa e kapacitetit administrativ dhe koordinimit ndërinstitucional

Advertisement

Raporti shënon se ndotja industriale dhe menaxhimi me rrezikun janë në fazë të hershme të harmonizimit, ndërsa ligji për emisione industriale duhet të miratohet. Nuk ka zhvillim në fushën e kimikateve djhe ndotjes me zhurmë.

Në pjesën e mbrojtjes civile, thuhet se Maqedonia duhet ta përmirësojë qëndrueshmërinë ndaj krizave përmes parandalimit dhe përgatitjes, duke përdorur partneritetin shkencor për fatkeqësitë natyrore dhe duke lidhur sistemin kombëtar të komunikimit të emergjencave me Sistemin e përbashkët të komunikimit dhe informacionit të Komisionit Evropian (CECIS).

Sa i përket ndryshimeve klimatike, Raporti nuk vëren asnjë progres, duke theksuar se Ligji për aksion klimatik ende nuk është miratuar.

Ata shtojnë se në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor nuk ka kapacitete administrative për këtë sektor dhe koordinimi ndërinstitucional është në fazën fillestare. 

Advertisement

The post Raporti i KE-së për Maqedoninë: Progres i kufizuar në mjedisin jetësor dhe ndryshimet klimatike appeared first on Telegrafi.

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy