Vendi është mesatarisht i gatshëm në sferën e statistikës dhe ka realizuar progres të mirë, veçanërisht në përgatitjen dhe zbatimin e Regjistrimit 2021, për herë të parë që nga viti 2002. Përmirësim ka në të gjitha sferat statistikore dhe harmonizimin me standardet e BE-së, edhe pse nevojiten përpjekje për përmirësimin e fushëveprimit dhe cilësisë së statistikës makroekonomike dhe sociale, thuhet në Raportin e KE-së për progresin e vendit në sferën e Statistikës – Kapitulli 18.
Rekomandimet e vitit të kaluar, Raporti i KE-së vlerëson se, pjesërisht janë zbatuar dhe në vitin e ardhshëm vendi veçanërisht duhet të punojë në:
– përgatitje dhe publikim të rezultateve nga regjistrimi i popullsisë dhe objekteve
– të vazhdojë me harmonizimin e llogarive financiare dhe llogaritë tremujore nacionale me Sistemin Evropian të llogarive – ECA 2010.
-të sigurojë ekip adekuat dhe resurse financiare për Entin Shtetëror të Statistikës.
Korniza ligjore në sferën e statistikës në pjesën më të madhe është harmonizuar me Kodin Evropian të Statistikës në praktikë, Banka Qendrore është plotësisht e përgatitur në kodin statistikor, përderisa Ministria e Financave, ende nuk ka emëruar person përgjegjës për statistikë.
“Sistemi TI i Entit Shtetëror të Statistikave e përmirësoi ndërlidhjen, kapacitetin dhe mbrojtjen e të dhënave, ndërsa nga tetori i vitit 2021 ka edhe sistem bek-ap. Publikimi i të dhënave statistikore është sipas kalendarit për publikim të të dhënave. ESHS vendosi komunikim proaktiv me publikun për informimin e qytetarëve për Regjistrimin 2021. Edhe krahas situatës me Kovid-19 pjesa më e madhe e hulumtimeve statistikore janë zbatuar. Megjithatë, nevojitet edhe rritje dhe ekipim të nevojshëm të resurseve njerëzore të ESHS-së”, thuhet në Raportin për Kapitullin 18.
Klasifikimi dhe regjistrat janë të harmonizuara me legjislacionin evropian dhe rregullisht përmirësohen, vlerësohet në Raportin e KE-së, por edhe pse qasja në të dhëna dhe cilësisë janë përmirësuar, ende nevojitet harmonizim i tyre i plotë me kërkesat e reja. Dërgimi i të dhënave te Eurostati është rritur, por ende mbetet i paplotë.
Vendi ka progres të mirë në sferën e statistikës makroekonomike.
“Prodhimi i brendshëm bruto dhe shpenzimet për çmime aktuale dhe konstante bëhen rregullisht dhe dorëzohen në Eurostat. Llogaritë vjetore të sektorit bëhen në përputhje me ESA 2010. Ka pasur përparim në raportimin e statistikave financiare të qeverisë. Është përmirësuar afati kohor i të dhënave paraprake për vlerën e shtuar bruto (PBB) dhe produktin e brendshëm bruto (PBB) sipas rajoneve dhe aktiviteteve. Për herë të parë, Banka Popullore publikoi të dhënat vjetore për llogaritë financiare dhe i dorëzon rregullisht të dhënat në Eurostat, me metodologji të përmirësuar dhe mbulim të instrumenteve të përshtatshme financiare. Banka Popullore gjithashtu prodhon bilancin e pagesave dhe statistikat e investimeve të huaja direkte në përputhje me standardet më të fundit”, thuhet në raportin e KE.
Statistika afariste strukturore dhe statistika afatshkurte për industrinë dhe sektorin e ndërtimtarisë janë zhvilluar mirë.
“Statistikat për hulumtim dhe zhvillim edhe për IKT janë harmonizuar mjaftueshëm. Për statistikën e shërbimeve, indekset e qarkullimit prodhohen rregullisht, publikojnë dhe dorëzojnë te Eurostat në përputhje me rregullativën. Është zbatuar pilot anketë për çmimet e shërbimeve transportuese, postare dhe të telekomunikimit, Indeksi i harmonizuar i të dhënave për çmimet konsumuese transmetohen te Eurostati një herë në muaj. Statistika për transport prodhohet në përputhje me të drejtën e BE-së”, thuhet në Raportin e KE-së.
Progres të mirë ka në sferën e statistikës sociale.
“Përparimi në përgatitjen dhe zbatimin e Regjistrimit 2021 është veçanërisht domethënës. Për shkak të KOVID-19, regjistrimi u shty nga prilli në shtator. Pas gati 20 vjetësh, regjistrimi zyrtarisht filloi më 5 shtator dhe zgjati deri më 30 shtator. Ligji dhe metodologjia për përgatitjen, organizimin dhe zbatimin e Regjistrimit u miratuan, që janë kryesisht në përputhje me përcaktimet statistikore të BE -së dhe rregullat e saj. Hulumtimi mbi të ardhurat dhe standardet e jetesës kryhet rregullisht dhe është bërë përparim në fushën e statistikave të mbrojtjes sociale. Statistikat e migracionit ende duhet të përmirësohen, ndërsa statistikat e tregut të punës janë kryesisht në përputhje me legjislacionin evropian. Po bëhen përpjekje për të përmirësuar statistikat e krimit, arsimit dhe shëndetit publik, sipas Raportit të KE-së për progresin në vend.
Statistika nga sfera e bujqësisë është harmonizuar pjesërisht me legjislacionin evropian, përderisa statistika në sferën e energjisë dhe mjedisit jetësor në pjesën më të madhe janë në harmonizim me legjislacionin evropian. Në Raportin e KE-së për Kapitullin 18, gjithashtu, thuhet se ka filluar puna edhe për faturat për ndotjen e ajrit edhe për rrjedhje fizike të energjisë, si dhe se vendi po zhvillon statistikë afatshkurtre energjetike dhe bilans energjetik.
The post Raporti i KE-së për Maqedoninë: Është realizuar progres i mirë, veçanërisht në përgatitjen dhe zbatimin e Regjistrimit 2021 appeared first on Telegrafi.