Raporti javor i Institutit të Shëndetit Publik, i cili zakonisht ofron statistika për të sëmurët dhe të vdekurit në javën e kaluar, sot përmban një lajm tronditës, a kjo është se Akademia e Shkencave dhe Arteve e Maqedonisë ka zbuluar variante të reja të coronavirusit, për të cilët ata dyshojnë se kanë ardhur nga jashtë.
“Sipas analizave nga Akademia e Shkencave dhe Arteve e Maqedonisë, në periudhën e fundit janë zbuluar një numër i madh i varianteve të reja, të cilat nuk ishin më parë të pranishme tek pacientët në vendin tonë, gjë që mund të tregojë prezantimin e vazhdueshëm të rasteve të reja të COVID- 19 nga jashtë”, thuhet në raportin e ISHP-së, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Nuk u dhanë detaje të mëtejshme se cilat variante ishin përfshirë, por duke qenë se raporti më parë thoshte se lloji britanik ishte regjistruar, ka të ngjarë që këto të jenë variante të tjera.
Raporti i ISHP-së gjithashtu thekson se në periudhën prej 1 deri më 7 shkurt, gjithsej 14.398 materiale janë testuar në laboratorë ku kryhet testimi molekular dhe testimi i antigjenit për praninë e SARS-CoV-2, me një rritje prej 4.8 përqind krahasuar me javën e shkuar. 2,120 raste të reja me coronavirus janë regjistruar nga 34 qytete në vend me një rritje prej 4.1% krahasuar me javën e kaluar.
Përqindja e pozitivëve varion nga 10.3 në 17.7%, mesatarisht 14.2%, identike me javën e kaluar.
Janë regjistruar persona të infektuar në të gjitha grupmoshat. Grupmosha më e zakonshme është mbi 60 vjeç (n = 568, 26.8%). Një numër i madh i pacientëve janë të regjistruar në grupmoshat 30-39 (n = 422; 19.9%), 50-59 (n = 381; 18.0%), 40-49 (n = 358; 16, 9%) dhe 20-29 (n = 257; 12.1%). Numri më i ulët është regjistruar tek fëmijët nga 0-9 (n = 40; 1.9%) dhe 10-19 vjeç (n = 94; 4.4%).
Për të njëjtën periudhë janë regjistruar 3.322 pacientë të shëruar nga coronavirusi, me çka ka rritje për 11.6% krahasuar me javën e kaluar.
Në raportin e ISHP-së theksohet se lloji i ri i virusit britanik është identifikuar te 649 persona./Telegrafi/
The post Raporti i ISHP-së: Zbulohen variante të reja të coronavirusit në Maqedoni appeared first on Telegrafi.