Raporti i “Freedom House”: Maqedonia është vend pjesërisht i lirë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Sipas raportit të fundit vjetor të organizatës “Freedom House”, e cila monitoron gjendjen e demokracisë në mbarë botën, Maqedonia e Veriut është edhe një herë shtet pjesërisht i lirë dhe nuk ka ndryshim në pozicionin e saj në krahasim me vitin e kaluar, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në raport thuhet se vendi vazhdon të luftojë me korrupsionin dhe ndërkohë që media dhe shoqëria civile marrin pjesë në një diskurs publik të gjallë, gazetarët dhe aktivistët përballen me presion dhe frikësim.

Maqedonia, ashtu si vitin e kaluar, ka 67 nga 100 pikë.

Organizata me bazë në Uashington përdor një sistem zero deri në njëqind pikë për matje, duke renditur vendet në mbarë botën si të lira, pjesërisht të lira dhe jo të lira./Telegrafi/

Advertisement

The post Raporti i “Freedom House”: Maqedonia është vend pjesërisht i lirë appeared first on Telegrafi.

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy