Ministria e Punëve të Brendshme informon opinionin publik se raporti për bombë që pretendohet se është vendosur në objektin e Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë në Shkup është i rremë.

Falë protokolleve të sigurisë të vendosura nga viti i kaluar për institucionet dhe të zbatuara nga Banka Popullore, siguria është e garantuar në shkallë të lartë.

Sot (13.01.2024) njësiti i Antiterrorizmit pranë Byrosë së Sigurisë Publike, pas denoncimit për gjoja të vendosur bombë, ka bërë kontrollet e nevojshme dhe është konstatuar se bëhet fjalë për kallëzim të rremë.

U bëjmë thirrje qytetarëve që të mos shqetësohen. Institucionet kanë detyrimin të ndjekin dhe zbatojnë masat e Qeverisë në tërësi dhe në këtë mënyrë të forcojnë sigurinë e objekteve të tyre. /Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Raport i rremë për një bombë në Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë appeared first on Telegrafi.