Pas tre vjet e gjysmë gjykim, prokurorja Fatime Fetai e ka tërhequr aktakuzën ndaj ish-deputetes Daniella Rangellova, Borçe Bogdanovskit dhe Millan Andonovskit, për rastin “Dhuna në Qendër”.
Me këtë, këto të tre lirohen nga akuzat në këtë lëndë.
Tani të akuzuar mbesin Mile Janakieski, Nikolla Gruevski, i cili është amnistuar nga ish-presidenti Gjorge Ivanov dhe disa persona të tjerë, të cilët akuzohen se kanë kryer dhunë para Komunës Qendër në Shkup, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Fatime Fetai sot para gjykatës e lexoi akt akuzën dhe tha se e tërheq atë për tre persona.
Ndërsa më herët, avokati Mile Janakieskit, Elenko Milanov ka thënë se klienti i tij është viktimë në këtë lëndë, pasi nuk ka asnjë provë ndaj tij.
Këtë rast e udhëheq gjykatësi Dushko Josifovski, ndërsa përfaqësues të aktakuzës janë Gavrill Bubevski dhe Fatime Fetai./Telegrafi/
The post Rangellova lirohet nga “Dhuna në Qendër”, Fetai e tërheq aktakuzën appeared first on Telegrafi.