Kryetari i Komisionit Zgjedhorë në Strugë, Minir Zhuta sot ka dorëzuar certifikatat për 27 këshilltarët si dhe mandatin e ri për kreun e Komunës së Strugës, Ramiz Merko.

Gjatë ceremonisë, Merko ka falënderuar të gjithë qytetarët për pjekurinë që kanë treguar për zgjedhje të qeta, ferr dhe demokratike.

“Vendi ynë po bën përparim të madh drejt demokracisë dhe zhvillimit. Vazhdojmë me udhëheqjen e Komunës, siç na ka hije, për qeverisjen, ku qytetarët janë të parët dhe ku secili prej jush merr vëmendjen e duhur, ndërkaq qyteti ndryshon dhe përparon në çdo sferë, tha Merko.

Këshilli i Komunës së Strugës do të përbëhet nga 10 përfaqësues të BDI-së, shtatë nga Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, pesë nga OBRM-PDUKM-ja, katër nga LSDM dhe një nga Lëvizja BESA. Seanca konstituive pritet të mbahet gjatë javës së ardhshme.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Ramiz Merko pranon mandatin e ri për kryetar të Strugës appeared first on Telegrafi.