![Dauti: ASH i përket Ziadin Selës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/ilire-dauti-380x233.jpg)
Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët krahu i Arben Taravarit, Blerant Ramadani ka reaguar në lidhje me vendimin e fundit të Gjykatës Themelore të Tetovës.
Ramadani shkruan se ky vendim, i bazuar në interpretime të njëanshme dhe të shtrembëruara të provave, nuk pasqyron realitetin e procesit demokratik dhe të vërtetën që ne e kemi dëshmuar me dokumente autentike e të noterizuara.
“Arben Taravari është dhe do të mbetet kryetari legjitim i Aleancës për Shqiptarët, një fakt i pamohueshëm dhe i mbështetur nga shumica absolute e anëtarëve të partisë sonë. Ne kemi besim të plotë te drejtësia dhe te Gjykata e Apelit si instanca e fundit gjyqësore për këtë çështje. Jemi të bindur se ky institucion do të respektojë ligjin, të vërtetën dhe vullnetin e anëtarësisë sonë duke vulosur përfundimisht të drejtën e Arben Taravarit si udhëheqës legjitim i Aleancës për Shqiptarët”, ka shkruar Ramadani.
Ramadani shton se ASH mbetet e bashkuar, e fortë dhe e palëkundur në përpjekjet e saj për një të ardhme më të mirë për të gjithë shqiptarët në Maqedoninë e Veriut./Telegrafi/
The post Ramadani për vulat e ASH-së: Vendimi i Gjykatës nuk pasqyron realitetin e procesit demokratik appeared first on Telegrafi.