Përveç që Zelenskyt t’i jepet fjala para anëtarëve të Këshillit të Sigurimit, përfaqësuesit të Rusisë në Kombet e Bashkuara i ka penguar edhe fakti që ministrit të Jashtëm të Maqedonisë së Veriut do t’i jepet fjala në mbledhjen e kryesuar nga Shqipëria.
Rama ka thënë se nuk e kupton se cili është problemi me Bujar Osmanin që si Përfaqësues i OSBE-së të flasë në këtë takim, duke thënë se pjesëmarrja e tij është vlerësuar si bazike.
Tutje Rama në cilësinë e drejtuesit të mbledhjes së Këshillit të Sigurimit, ka thënë se Bujar Osmani është shqiptar nga Maqedonia e Veriut, ndërkohë i ka thënë përfaqësuesit të Rusisë, të jetë me eksplicit se cili është problemi, për të qenë në gjendje t’i ndihmojë.
“Kam vështirësi për të kuptuar se cili është problemi, sepse OSBE ka një rol të rëndësishëm dhe ai është këtu për shkak të kontributit në këtë takim, duke u konisderuar si bazik. Po ai është një shqiptar nga Maqedonia e Veriut, por nëse jeni më eksplicit se cili është problemi, jam i gatshëm t’iu ndihmojë”, ka thënë Edi Rama.
The post Rama përfaqësuesit të Rusisë: Cili është problemi nëse Bujar Osmani flet si përfaqësues i OSBE-së appeared first on Telegrafi.