Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka shprehur ngushëllimet për të gjitha familjet e viktimave nga zjarri tragjik në spitalin-covid të Tetovës.
“MIRËMËNGJES dhe duke u bashkuar me të gjithë ju në ngushëllimet më të ndjera për familjet e viktimave të tragjedisë së mbrëmshme në spitalin Covid të Tetovës, si edhe në përqafimin vëllazëror për krejt komunitetin tetovar dhe mbarë popullin e Maqedonisë së Veriut, ju uroj një ditë të qetë juve e gjithë familjeve tuaja”, ka shkruar Rama.
Ndryshe, zyrtarisht janë konfirmuar dhjetë viktima, ndërsa sot pritet të ketë detaje tjera në lidhje me zjarrin.
Mbrëmë është mbajtur mbledhje e Shtabit të Krizës në Tetovë, por nuk ka pasur vendim konkret. Ndërsa sot në ora 10, Qeveria e RMV-së do të mbajë seancë të jashtëzakonshme.
The post Rama: Ngushëllimet më të ndjera për familjet e viktimave të tragjedisë së Tetovës appeared first on Telegrafi.