Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama përmes një video në Facebook sot u ka bërë thirrje shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut kudo që jetojnë të marrin pjesë në regjistrimin e popullsisë.
Kryeministri tha se shqiptarët në Maqedoni kanë shënuar arritje të mëdha në shtetin mik dhe fqinjë të Maqedonisë së Veriut.
“Motra dhe vllezër shqiptarë nga Tetova, Shkupi dhe krejt Maqedonia e Veriut ju duhet të ndjeheni krenar për sa shumë keni arritur në përparimin e të drejtave të tuaja në shteti fqinjë dhe mik”, tha Rama
Rama tha se sot është një nga ato momentet ku shqiptari nga Maqedonia kudo qoftë me banim nuk duhet të mungojë në regjistrimin e popullsisë.
“Ky regjistrim bëhet pas shumë vitesh, sepse afati i mëparshëm u huq qëllimisht nga ata që nuk donin të numëronin për të dëmtuar kauzën shqiptare në atë vend… Ju e dini se nga numri i shqiptarëve të regjistruar në Maqedoninë e Veriut varet fuqia kushtetuese e popullit shqiptarë të asaj Republike mbi pjesëmarrjen dhe vendimmarrjen e punëve të atij shteti”, shtoi Rama.
Rama bëri thirrje që të regjistroheni në aplikacionin https://census.stat.gov.mk/ duke shënuar emrat tuaj të prindërve dhe familjarëve./Telegrafi/
The post Rama: Nga regjistrimi varet fuqia kushtetuese e popullit shqiptar në Maqedoni appeared first on Telegrafi.