Sot në Bruksel, Radmilla Sheqerinska u zgjodh zëvendëssekretare e përgjithshme e NATO-s dhe kështu praktikisht u bë personi i dytë në radhën e funksioneve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ish-ministri i Mbrojtjes do të jetë zëvendës i Mark Rutte, i cili prej disa muajsh është në krye të kësaj aleance ushtarake. Këtë e ka konfirmuar Sekretari i Përgjithshëm Rutte në faqen zyrtare të Aleancës:

“Kam kënaqësinë të njoftoj emërimin e Radmilla Sheqerinska si zëvendëssekretare të ardhshme të përgjithshme. Ajo është një njeri i besueshëm në NATO, e di punën që duhet për t’u anëtarësuar në Aleancë dhe çfarë do të thotë të jesh një anëtare e plotë. Mezi pres të punoj me të ndërsa ajo merr këtë rol jetësor”. njoftoi kreu i NATO-s.

Ajo do të marrë postin e saj deri në fund të vitit dhe do të zëvendësojë Mircea Joanna-n, i cili mbante këtë post që nga viti 2019./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Radmilla Sheqerinska u zgjodh zëvendëssekretare e përgjithshme e NATO-s appeared first on Telegrafi.