Përpara një takimi të ministrave të BE-së në Bruksel sot, Ministri i Jashtëm Kroat Gordan Grliq Radman tha se BE ka nevojë për një angazhim të mëtejshëm politik dhe një qasje strategjike ndaj Ballkanit Perëndimor dhe se partnerët në rajon kishin nevojë të tregonin rezultate në fushat e transformimit demokratik të drejtat dhe sundimi i ligjit.
“Kjo është thelbësore për rrugën e tyre evropiane, por natyrisht ne duhet t’i ndihmojmë ata, të përmbushin pjesën tonë gjithashtu. Kjo do të thotë fillimi i negociatave me Maqedoninë dhe Shqipërinë dhe liberalizimi i vizave për Kosovën.
Mali i Zi duhet të mbetet i përkushtuar në rrugën e saj drejt BE dhe Serbia duhet të përqendrohet në reformat dhe kapërcimin e trashëgimisë së luftës”, tha ministri i jashtëm kroat.
Ai theksoi se BE duhet të angazhohet dhe të investojë në stabilitetin dhe sigurinë e Ballkanit Perëndimor, sepse është një investim në stabilitetin dhe sigurinë e Evropës./Telegrafi/
The post Radman: Fillim i bisedimeve me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë appeared first on Telegrafi.