Rrëmujë edhe sot para sporteleve të MPB-së ku lëshohen pasaporta, letërnjoftime, patentë shoferi, por edhe shtetësi.
Qytetarët edhe në temperatura ekstreme vijnë në sportele për të përtëritur dokumentet që kanë skaduar.
Disa nga qytetarët u ankuan se nuk mund të caktonin termin për marrje të pasaportës.
Kjo vjen si pasojë e ardhjes së mërgimtarëve ku shumica e tyre nuk mund të presin gjatë dhe detyrohen të paguajnë nxjerrjen e pasaportave me procedurë të shpejtë, madje disa qytetarë ankohen se edhe pse po paguajnë ata detyrohen të presin nga 3 deri në 4 orë për marrjen e dokumenteve personale. /KlanMacedonia/
Advertisement
The post Radhë të gjata para sporteleve të MBP-së për nxjerrjen e dokumenteve personale në Maqedoni appeared first on Telegrafi.