Presidenti i Bullgarisë Rumen Radev për të hënën konvokoi mbledhje të Këshillit për Sigurinë Kombëtare, kumtojnë nga Presidenca bullgare.

Siç thuhet në njoftim, pritet të diskutohet në temën “Integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE. Roli i Bullgarisë në zgjerimin e BE-së dhe në procesin e stabilizimit dhe asocimit: Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipëria”.

Kryeministri Kiril Petkov para Kuvendit Popullor të Bullgarisë sot deklaroi se qëndrimi i Bullgarisë për procesin negociues për Republikën e Maqedonisë së Veriut nuk ka ndryshuar, por do të përmirësohet me punën e pesë grupeve të punës për gjetje të zgjidhjes për çështjet siç janë infrastruktura, ekonomia, historia dhe kultura.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Radev të hënën mbledh Këshillin për Siguri Kombëtare, do të diskutohet për RMV-në dhe Shqipërinë appeared first on Telegrafi.