Perspektiva evropiane e Maqedonisë së Veriut nuk ka alternativë dhe është qëllim strategjik i Bullgarisë. Megjithatë integrimi i saj nuk mund të ndodh paraprakisht pa u garantuar të drejtat e bullgarëve në RMV dhe pa u ndaluar gjuha e urrejtjes”.

Këtë e ka thënë presidenti bullgar Rumen Radev, në hapjen konferencës “Perspektiva evropiane për marrëdhëniet e mira fqinjësore në mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Radev gjithashtu theksoi se Bullgaria dëshiron të zgjidhë çështjet e diskutueshme politike me Maqedoninë e Veriut para fillimit të bisedimeve për anëtarësim në BE, sepse në dekadat e fundit ka pasur shumë raste në marrëdhëniet në të cilat besimi bullgar nuk është justifikuar nga Maqedonia e Veriut.

“Ndryshimi i Kushtetutës së Maqedonisë së Veriut dhe futja e një fjale – bullgarët, së bashku me kombet e tjera shtetformuese, në vend do të thotë se ajo e pranon idenë evropiane”, tha Radev.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sipas presidentit bullgar Radev, moszgjidhja e çështjeve politike mes dy vendeve fqinje bllokon edhe shkëmbimet në të gjitha fushat e tjera./Telegrafi/

The post Radev: Së pari bullgarët në Kushtetutë, pastaj Maqedonia në BE appeared first on Telegrafi.