“Unë pres që qeveria bullgare t’i përmbahet rreptësisht Deklaratës së Asamblesë Kombëtare Bullgare, konsensusit të arritur në Këshillin Konsultativ të Sigurisë Kombëtare dhe vullnetit të bullgarëve për të zgjidhur çështjet e pazgjidhura me Shkupin para fillimit të bisedimeve për anëtarësimin e Maqedonisë në BE”.
Këtë tha sot presidenti bullgar Rumen Radev, në lidhje me negociatat në mes Shkupit dhe Sofjes.
Ai shtoi se “qëndrimi i Bullgarisë për integrimin evropian të Republikës së Maqedonisë së Veriut bazohet në rezultate, e jo në kushte dhe kushte të vendosura nga jashtë. Çdo devijim i Qeverisë nga interesi kombëtar bullgar do të shkaktojë krizë të re qeveritare”.
Sipas Radevit, këshilltarët e kryeministrit bullgar Kiril Petkov asnjëherë nuk duhet t’i cilësojnë “bullgarët maqedonas si pakicë”, sepse kjo mund të shkatërrojë të gjithë procesin e integrimeve evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
The post Radev: Qeveria e Petkovit nuk duhet të devijojë nga interesi kombëtar në raport me Maqedoninë e Veriut appeared first on Telegrafi.