Presidenti Bullgar Rumen Radev, para fillimit të ditës së dytë të samitit të BE në Bruksel kushtuar luftës kundër Covid-19 dhe ndryshimit të klimës, tha se prioritet për Bullgarinë është ndarja e vaksinave me Maqedoninë e Veriut dhe rajonin, raporton AIM nga Bruksel.
“Ne do të shqyrtojmë mekanizmin për ndarjen e vaksinave nga vendet anëtare në vendet e treta, për Bullgarinë përparësi është Ballkani Perëndimor me në krye Maqedoninë e Veriut”, tha Radev.
Presidenti bullgar dje u takua me Presidentet e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen me të cilën biseduan për Maqedoninë e Veriut, njoftuan dje mediat bullgare.
Ai dje para fillimit të samitit të BE-së tha se kolegët e tyre kanë kërkuar solidaritet dhe mirëkuptim për specifikat e çdo vendi anëtarë.
Samitit i BE-së sot dhe nesër është përkushtuar në luftën kundër COVID-19, vaksinimit dhe certifikimit të cilat duhet të mundësojnë lëvizje të lirë për qytetarët e BE-së para fillimit të sezonit turistikë./Telegrafi/
The post Radev: Prioritet për Bullgarinë është ndarja e vaksinave me Maqedoninë e Veriut appeared first on Telegrafi.