“Bullgaria është anëtare e përgjegjshme e BE-së dhe nuk do të lejojë që çështjet dypalëshe të pazgjidhur a ta prishin unitetin e BE-së”.
Këtë e tha sot presidenti bullgar Rumen Radev, në një bisedë telefonike me homologun e tij gjerman, Frank-Walter Schteinmeier. Siç njoftojnë nga kabineti i presidentit bullgar, dy shefat e shteteve kanë riafirmuar qëndrimin e përbashkët për perspektivën evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor, duke përfshirë edhe Maqedoninë e Veriut.
“Për këtë qëllim duhet të ketë avancim të qëndrueshëm në Maqedoninë e Veriut në ndërtimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore me Bullgarinë. Presim të marrim garanca të qarta se asnjëherë nuk do të kemi kontest të kombit bulltar dhe trashëgimisë tonë kulturore dhe historike”, tha Radev.
Ai ka thënë se Bullgaria insiston që Qëndrimi kombëtar bullgar, që Kuvendi e miratoi para një viti, të përfshihet në kapitullin e 35 të kornizës negociuese me Maqedoninë e Veriut./Telegrafi/
The post Radev: Nuk do të lejojmë që çështjet e pazgjidhura ta prishin unitetin e BE-së appeared first on Telegrafi.