Radev me kritika për qeverinë bullgare: Nuk kanë bërë mjaftueshëm për prezantimin e qëndrimit tonë ndaj RMV-së

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Presidenti bullgare Rumen Radev, ka lëshuar kritika ndaj Qeverisë në Sofje, se nuk ka bërë mjaftueshëm për ta prezantuar qëndrimin e Bullgarisë për Maqedoninë e Veriut tek partnerët perëndimorë.

Ai në konferencë për shtyp, në të cilën dha llogari për atë që ka punuar në katër vitet e mandatit të tij, tha se do të kandidojë për mandat të dytë, së bashku me nënpresidenten Ilijana Jotova.

“Viti i kaluar ka qenë vit i ngjarjeve dramatike, që e kanë përshpejtuar rrjedhën e ndryshimeve shoqëroro-politike tek ne. Në këtë vit turbulent, institucioni president ka vazhduar t’i mbrojë interesat e bullgarëve”, tha Radev.

Ai shtoi se është angazhuar që të ketë institucione me prioritet të qartë dhe parashikueshmëri në punën e tyre./Telegrafi/

Advertisement

The post Radev me kritika për qeverinë bullgare: Nuk kanë bërë mjaftueshëm për prezantimin e qëndrimit tonë ndaj RMV-së appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy