Radev: Krerëve shtetëror të RMV-së u mungon dija rreth të drejtës ndërkombëtare

Pinterest LinkedIn Tumblr +

“Udhëheqja shtetërore e Maqedonisë së Veriut është e qartë se nuk është gati. Njohja e së drejtës ndërkombëtare është e nevojshme, e cila është e qartë se mungon. Kur nënshkruhet një marrëveshje ndërkombëtare, ajo duhet të përmbushet nga të gjitha qeveritë e ardhshme dhe jo të rishikohet”.

Këtë e tha sot presidenti bullgar Rumen Radev, duke komentuar deklaratën e djeshme të kryeministrit Hristijan Mickoski, i cili theksoi se Marrëveshja e fqinjësisë së mirë me Bullgarinë mund të rinegociohet.

Këtë deklaratë Radev e bëri pas një takimi me mediat bullgare në Athinë, pas takimit me kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis.

Mickoski dje tha se Marrëveshja e Prespës është realitet dhe pjesë e rendit kushtetues dhe juridik të vendit, dhe Marrëveshja e fqinjësisë së mirë tashmë është rinegociuar, me shtimin e të ashtuquajturës “propozimi francez”, nga i cili burojnë ndryshimet kushtetuese, prandaj, siç tha ai, nuk sheh arsye që të mos i shtohet ndonjë propozim tjetër, i cili do të mbulojë kërkesat e popullit maqedonas.

Advertisement

Sipas Radev “autoritetet në Shkup nuk kanë njohuri për ligjin kushtetues”.

“Modeli i Kushtetutës bullgare dhe ai i Republikës së Maqedonisë së Veriut janë shumë të ndryshëm – i tyre mbron të drejtat kolektive, ndërsa modeli i Kushtetutës sonë respekton të drejtat individuale. Natyrisht, ata nuk kanë njohuri për legjislacionin evropian, se kur ka konkluzione të Këshillit, të miratuara me konsensus, ato nuk janë objekt i negociatave, por duhet të përmbushen”, tha Radev.

Ai vlerësoi se “udhëheqësit shtetëror të Maqedonisë së Veriut kanë shumë për të mësuar”, duke shtuar se “janë të gatshëm të ndihmojnë dhe gjithmonë e kanë ndihmuar Maqedoninë në rrugën e saj evropiane”.

The post Radev: Krerëve shtetëror të RMV-së u mungon dija rreth të drejtës ndërkombëtare appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy