Presidenti bullgar Rumen Radev beson se zgjidhja e problemeve në marrëdhëniet me Maqedoninë e Veriut qëndron në zbatimin e kritereve të Kopenhagës për anëtarësim në BE dhe në respektimin e të drejtave të njeriut.

Ai theksoi se Bullgaria ka qenë gjithmonë shtytëse e integrimit evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Radev për agjencinë shtetërore greke të lajmeve “ANA-MPA” tha se “nuk ka më nevojë të flitet për veto bullgare, sepse ka një përfundim të qartë të Këshillit Evropian nga korriku i kaluar dhe një kornizë negociuese për të cilën është rënë dakord”.

“Këto kërkesa evropiane, jo bullgare, tregojnë qartë se RMV duhet të ndryshojë Kushtetutën e saj për t’u dhënë bullgarëve mundësinë të kenë mbrojtje kushtetuese dhe të drejta të barabarta duke u përfshirë në baza të barabarta me kombet e tjera shtetformuese në këtë vend”, theksoi ai.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Radev edhe njëherë bëri thirrje që të largohet gjuha e urrejtjes dhe sulmi mbi bullgarët të cilët jetojnë në Maqedoninë e Veriut./Telegrafi/

The post Radev: Kërkesat evropiane tregojnë qartë se RMV duhet të ndryshojë kushtetutën appeared first on Telegrafi.