Kriza politike është një fakt, por ndryshe nga krizat e mëparshme, ajo zhvillohet në kushtet e inflacionit, krizës sociale, ekonomike dhe ushqimore të shkaktuar nga lufta në Ukrainë.

Kështu deklaroi presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev, para gazetarëve.

Kreu i shtetit bullgar beson se partitë e përfaqësuara në Kuvend duhet të gjejnë sa më parë një rrugëdalje nga situata, sepse duhet “qeverisje e përgjegjshme dhe e qëndrueshme”.

“Përderisa partitë kërkojnë formimin e shumicës qeverisëse, kabineti duhet të sigurojë pagesa sociale dhe mbështetje për biznesin, të mbajë veton ndaj Republikës së Maqedonisë së Veriut në përputhje me kornizën e miratuar nga Kuvendi Kombëtar dhe të sigurojë funksionimin e shtetit”, tha Radev./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Radev: Kabineti ta mbajë veton për Maqedoninë e Veriut appeared first on Telegrafi.