Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev deklaroi se do të mbledhë Këshillin për Sigurinë Kombëtare për të diskutuar qëndrimin e Bullgarisë ndaj Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe për të kërkuar konsensus me të gjitha partitë politike në Parlamentin bullgar.

Radev shtoi se për këtë çështje është biseduar edhe me kryeministrin e ri Kiril Petkov.

Presidenti i Bullgarisë ndodhet në Bruksel në takim të Këshillit Evropian.

“Bullgaria do të hapë derën për RMV-në vetëm me garanci dhe mbrojtje të interesit tonë kombëtar. Nëse arrijmë të marrim një vendim të tillë, do të jetë një akt historik, por të mos harrojmë se ky proces është tërësisht në duart e vendit kandidat”, shtoi Radev.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Radev do të mbledh Këshillin e Sigurimit për të diskutuar qëndrimin e Bullgarisë ndaj RMV-së appeared first on Telegrafi.