Një tjetër provokim, akt barbar dhe pjesë e fushatës shumëvjeçare antibullgare në Maqedoninë e Veriut, kështu e cilëson djegien e hyrjes së qendrës kulturore “Ivan Mihajllov” në Manastir, presidenti i Bullgarisë Rumen Radev.

Radev thotë se “institucionet në Republikën e Maqedonisë së Veriut duhet ta kuptojnë përgjegjësinë e tyre ndaj gjeneratave të reja dhe të mos lejojnë urrejtjen të sundojë hapësirën publike”, përcjell “BGNES”.

“Duam të besojmë”, thekson Radev në qëndrimin e shpallur nga shërbimi për shtyp i kreut të shtetit, “se thirrjet që dëgjojmë sot nga institucionet zyrtare në Maqedoninë e Veriut – kërkimin e autorëve të këtij akti barbar, do të realizohen në veprim”.

“Djegia e qendrës kulturore të bullgarëve në Manastir është një tjetër provokim, pjesë e fushatës shumëvjeçare antibullgare në Maqedoninë e Veriut. E toleruar pak a shumë nga autoritetet zyrtare, prej vitesh gjeti shprehje në prishjen e monumenteve, pllakave përkujtimore, përdhosjen e varrezave ushtarake që lidhen me bullgarët dhe historinë tonë të përbashkët.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Duke fyer dhe shtrembëruar tekstet historikisht të vërteta për Bullgarinë dhe bullgarët në tekste shkollore, libra, filma, mbishkrime në muze dhe vende publike, helmon dhe vazhdon të helmojë mendjet e shumë brezave dhe të pengojë zhvillimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë midis dy vendeve”, thotë Radev./Telegrafi/

The post Radev: Djegia e qendrës kulturore të bullgarëve në Manastir është një tjetër provokim appeared first on Telegrafi.