Perspektiva evropiane e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe rëndësia kyçe e procesit të integrimit evropian për sigurinë dhe stabilitetin në rajon u diskutua nga presidenti bullgar Rumen Radev dhe i dërguari special i Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Sir Stuart Peach.

Radev shprehu shpresën se Bullgaria do ta zgjidhë shpejt çështjen e garantimit të të drejtave të bullgarëve të Maqedonisë duke i përfshirë në Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë së Veriut, duke braktisur gjuhën e urrejtjes dhe duke respektuar trashëgiminë kulturore dhe historike shekullore bullgare, raportojnë mediat bullgare.

“Arritja e rezultateve reale në dialogun dypalësh do ta përshpejtojë ndjeshëm procesin e integrimeve evropiane të Maqedonisë”, tha Presidenti bullgar./Telegrafi/

The post Radev: Arritja e rezultateve reale në dialogun dypalësh do ta përshpejtojë procesin e integrimeve evropiane të Maqedonisë appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";