Qyteti i Shkupit ka reaguar pas protestave të sotme të organizuara nga kryetari i Shuto Orizares, Kurto Dudush, siç thanë protestuesit për kaosin në transportin publik dhe racizmin që sipas tyre kryetarja e Shkupit, Danella Arsovska po e shpreh.
Nga Qyteti i Shkupit thonë se pas protestave qëndron OBRM-PDUKM-ja dhe se giithçka ka ndodhur me prapavijë politike.
“Maqedonia është shtet i robëruar nga regjimi, ndërsa qytetarët janë të manipuluar” – kështu reagoi Qyteti i Shkupit pas mbajtjes së protestës. Vlerësojnë se pas protestave qëndron OBRM-PDUKM-ja. “Në Shuto Orizare nuk ka transport publik, për shkak se grupi i këshilltarëve të OBRM-PDUKM-së në Këshillin e Qytetit të Shkupit, refuzoi që t’u mundësojë transportuesve privat që të drejtojnë autobusë të tyre në përputhje me kërkesat që i kanë dorëzuar deri te Trajko Sllavevski para disa muajve” , thuhet në reagimin e autoriteteve të qytetit. Sipas tyre, është e turpshme, siç shtojnë, gënjeshtra e Kurto Dudushit, i cili bashkëqytetarët e vet i bënë që të protestojnë në temperatura nën zero që ai t’i pëlqejë OBRM-PDUKM-së e cila është në pushtet, prej ku shpreson për mbështetje për mandatin e ardhshëm”, thonë nga Qyteti i Shkupit.
The post Qyteti i Shkupit reagon pas protestave: Kanë prapavijë politike appeared first on Telegrafi.