Qyteti i Shkupit ka dorëzuar kallëzim penal ndaj kryetarit të komunës së Shuto Orizares, Kurto Dudush.
Shërbimet inspektuese të Qytetit të Shkupit kanë zbuluar se kryetari Dudush, ka krijuar një deponi të re ilegale të mbeturinave brenda hapësirës së komunës.
Sqarim nga Qyteti i Shkupit
“Dudush ka vendosur kontejnjerët e tij privat nëpër rrugët e komunës, dhe i ngarkon qytetarët të paguajnë për pastrimin e mbeturinave, për të cilën ka edhe prova. Më pas, duke e ditur se është e kundërligjshme, deponinë e ka ruajtur në pronën e tij, gjegjësisht në parcel private në pronësi të tij, për të cilën ka lidhë marrëveshje dhe ja ka dhënë komunës me qera. Deponinë që e ka grumbullur në kundërshtim me ligjin dhe ka paguar për të njejtën, më pas në vend që ta dorëzonte në deponinë e vetme të akredituar ‘Drisla, ai të njejtën e bëri deponi private”.
Qyteti i Shkupit bëri me dije se që dje kanë nisur aksion të madh për pastrimin dhe dezinfektimin e komunës së Shuto Orizares, ndërsa ju bëjnë thirrje organeve që të marrin masat e duhura për sanksionimin e kryetarit Dudush.
Kurse, ky i fundit përmes një reagimi në Facebook mbrëmë ka kërkuar nga Danella Arsovska që t’i kërkoj falje sepse nëse nuk e bënë thotë se do të përgjigjet për fyerje dhe shpifje që ka bërë ndaj tij.
The post Qyteti i Shkupit dorëzon kallëzim penal ndaj Kurto Dudush appeared first on Telegrafi.